Ndërveprimi me qentë mund ta forcojë pjesën e trurit të njeriut që lidhet me çlodhjen e relaksimit, gjeti një studim i bazuar në testime të trurit.
Shumë studime kanë treguar përfitimet emocionale e fiziologjike nga ndërveprimi me kafshët, posaçërisht me qentë – si energjia, ngritja e emocioneve pozitive ose uljen e rrezikut të humbjes së kujtesës.
Studiuesit kishin synim të gjenin se si ndikojnë në gjendjen shpirtërore aktivitete të caktuara.
Në studim u përfshinë 30 persona. Në një dhomë atyre iu tha të bënin tetë aktivitete me qen. Aktivitetet e ndryshme kishin efekte të ndryshme në trurin e pjesëmarrësve. Lojërat dhe ecja me qenin ndikoi në stabilitet dhe relaksim. Po ashtu, tregoi se ndikon në përmirësimin e kujtesës dhe zvogëlimin e stresit, shkroi CNN.
Pjesëmarrësit u ndjenë më pak të mërzitur, më pak të stresuar e të lodhur.
Ky studim mbështet të tjerë që thonë se të kesh një qen e ndihmon shëndetin e njeriut.