A kuptojnë qentë qëllimet e njerëzve apo ata thjeshtë reagojnë ndaj rezultateve?
“Besoj se ka disa qenë shumë të ndjeshëm. Unë kam pasur dy qenë në jetën time ku kam menduar se ishte sikur të flisja me njerëz”, thotë Katharina nga Vjena, që është pronare e një qeni, raporton agjencia AP.
Për Elenan, që ka një qen me emrin Leo, qentë mund vërtetë të kuptojnë qëllimet e njerëzve.
“Për shembull, nganjëherë, nganjëherë, unë e qortoj qenin tim kur nuk është shumë bashkëpunues derisa i fshij putrat e tij, por ai kurrë nuk është i pasigurt apo i ofenduar, sepse e di që unë nuk dua ta lëndoj”, thotë Elena.
Studiuesit në Universitetin e Mjekësisë Veterinare në Vjenë, kanë krijuar një eksperiment që tregon se qentë vërtetë mund të kuptojnë qëllimet tona.
Edhe
Marrëdhënia me qenin më e mirë se me mikun e ngushtë, thotë studimi
Christoph Voelter, një hulumtues në Institutin e Hulumtimeve Messerli në bashkëpunim me Clever Dog Lab, një departament tjetër të Universitetin e Mjekësisë Veterinalare të Vjenës, kanë bërë këtë eksperiment.
Punimi i tyre është botuar në Revistën “Royal Society”.
Të frymëzuar nga studimet e mëparshme të bëra me majmunët dhe foshnjat njerëzore, ata krijuan një situatë në të cilën qëllime shumë të ndryshme çuan në të njëjtin rezultat.
Ata u paraqitën qenve dy skenarë të ndryshme: një studiues që ishte i gatshëm të jepte ushqim, por nuk po u jepte për shkak se ishte i ngathët dhe e hidhte ushqimin larg nga arritja e qenve, dhe një studiues që nuk donte t’u jepte ushqim, por po ngacmonte qentë sikur po u jepte ushqime.
“Të dy eksperimentuesit lëshoni përdornin ushqimin por me qëllime të ndryshme”, thotë Voelter.
Ekipet testuan 96 qenë të racave të ndryshme.
Edhe
Qentë e kuptojnë se çka u flisni, thotë studimi
Në skenarin ku eksperimentuesi thjeshtë gjuante ushqimin si ngacmim e më pas e tërhiqte, qentë e kuptonin se nuk do të jenë të suksesshëm.
“Ata do të ishin më të padurueshëm me eksperimentuesin, do të ktheheshin te pronariu më shpejt kur eksperimentuesi nuk donte t’u jepte ushqim. Dhe në përgjithësi ata do të shikonin larg më shpesh, do të uleshin më shpesh. Ulja do të largonte fytyrën e tyre nga ven di ku do të merrnin ushqimin. Pra, përsëri, është përgjigje që ata, duke sugjeruar që nuk presin të marrin ushqim nga eksperimentuesi”, thotë Voelter.
Shikimi larg shërben si një sjellje e mundshme qetësuese në komunikimin qen-njeri, thotë studimi.
Eksperimentet treguan se qentë, qëndruan më gjatë kur ofroheshin ushqime nga studiuesi “i ngathët” që i hidhte ushqimet larg mundësisë së arritjes së qenve, ndonëse qentë nuk ishin në gjendje t’i arrinin ata.
Sipas eksperimenteve, “ofrohen dëshmi të forta që qentë dallojnë qëllimet e njerëzve”.
Edhe
Publikohet studimi: Pse qentë e tundin bishtin
Dallimi te mënyra e qenve u pa edhe në mënyrën se si tundnin bishtin.
“Interesante, qentë tundnin bishtin e tyre në një mënyrë tjetër, kur paraqiteshin me një ngacmim apo me eksperimentuesin e ngathtë”, thotë Voelter.