Presidenti çek Petr Pavel udhëtoi me motoçikletë nga rezidenca e tij në Litomerice të Çekisë në qytetin Selb, në provincën gjermane të Bavarisë, të premten, shkruan “Blesk.cz”.
“Dielli, era dhe forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me miqtë e mi bavarezë. Pse të mos kombinoni të këndshmen me të dobishmen. Në udhëtimin tim të punës në Selb në Bavari, mora një rrugë. Udhëtimi më pëlqeu gjithashtu për faktin se nuk kemi vozitur në autostradë, por përmes rrugëve të tjera”, ka shkruar Pavel në foton e publikuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-gjenerali i lartë i NATO-s, i zgjedhur president në janar, pranoi se është ende në formë dhe se për tre orë ka kaluar rreth 180 kilometra.
Ai do të marrë pjesë në hapjen e javëve të miqësisë bavareze-çeke. Ngjarjet organizohen nga sot deri më 6 gusht. Ndryshe nga presidenti, zonja e parë udhëtoi me veturë.
I pyetur nga gazetarët se si ishte gjatë rrugës, Pavel ka thënë se kaloi për mrekulli.
“Në Kraslice, në Sllovaki, ndaluam për të pirë ujë dhe të gjithë bënë foto me ne”, ka thënë Pavel.