Botë

Joe Biden relaksohet në plazh para udhëtimit në Evropë

Presidenti amerikan Joe Biden, ka kaluar pak kohë duke u rrezitur dhe relaksuar në një plazh të Delaware të shtunën, para se të nisej për turneun e rëndësishëm në Evropë.

Ai ka qëndruar në plazh së bashku me zonjën e parë Jill Biden dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Bideni këtë të diele do të arrijë në Evropë dhe do të vizitojë tri shtete.

Ndalesa e tij e parë do të jetë Londra.

Bideni do të takohet të hënën me Mbretin Charlesi III për herë të parë qëkur u shpall mbret.

Presidenti amerikan pastaj do të niset drejt Lituanisë për samitin e rëndësishëm të NATO-s, në të cilin do të vlerësohet lufta në Ukrainë dhe do të rishikohen planet për përballjen me agresionin e Rusisë.

Ndalesa e fundit do të jetë Helsinki.

Bideni pritet të marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të Finlandës si anëtare e re e NATO-s.