Zyrtarët në Floridën jugperëndimore thanë se vrimat e thella të gjetura në plazhet e zonës besohet se janë rezultat i vizitorëve që tentojnë një sfidë në TikTok.
Alliston Ward banore e Sanibel tha se ka gjetur katër vrima deri në 5 metra të thella dhe 4 metra të gjera, në plazhe.
“Për pak rashë në një”, tha Ward për WBBD-TV. “Kap parë gërvishtje, por nuk kam parë kurrë vrima si kjo”.
Kryebashkiaku i Sanibelit, Holly Smith, tha se punonjësit e Punëve Publike kanë qenë në punë duke mbushur vrimat e hapura, shkruan Upi.
“Kur po shikojmë thellësinë dhe madhësinë e disa prej këtyre vrimave që kemi gjetur në plazh, vërejmë s nuk janë vetëm kështjella rëre”, tha Smith.
Smith tha se një sfidë virale besohet të jetë pas vrimave të pazakonta.
Edhe
Në TikTok po shpërthen një video - Tre djem vozitin veturën që e mbushën me ujë
“Kishta disa sfida në TikTok duke thënë se ‘Sa thellë mund të gërmoni’”, tha Smith.
Departamenti i Policisë së Ishullit Marco postoi një fotografi në Facebook javën e kaluar duke treguar një vrimë të madhe që kishte mbetur në një plazh me një lopatë të braktisur brenda.
Departamenti i kërkoi kujtdo që hap gropa në plazh të sigurohej që t'i mbushë ato përpara se të largohej.