Imazhe mahnitëse janë publikuar të një grope masive e cila është hapur afër një miniere në veri të Kilit.
Gropa e cila vlerësohet të jetë e gjerë 32 metra dhe e thellë 64 metra, fillimisht u shfaq të shtunën, raportoi FoxNews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Pas zbulimit, zona u izolua menjëherë dhe autoritetet përkatëse u njoftuan", tha në një deklaratë Lundin Mining, një kompani kanadeze që zotëron vendin. "Nuk ka pasur asnjë ndikim në personel, pajisje apo infrastrukturë”.

Kompania po ashtu tha se gropa është në gjendje stabile që prej kur u zbulua, pa rrezik se mund të rrënohet.
Nuk u bë e qartë pse gropa u hap.