Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet korridori misterioz në piramidën e Egjiptit

Një korridor misterioz i fshehur thellë brenda Piramidës së Madhe të Gizës në Egjipt është eksploruar për herë të parë ditëve të fundit, shkroi DailyMail të enjten.

Shkencëtarët thanë se zbulimi i saj kishte ndodhur në vitin 2016, por nuk donin të dëmtonin monumentin 4.5000-vjeçar për të pasur qasje në të. Ata nisën projektin për të krijuar një zgavër për t’u futur brenda që të zbulohen sekretet që i mbart tash e mijëra vjet.

Shkencëtarët u shprehën se është zbuluar një korridor i papërfunduar që gjendet prapa hyrjes kryesore, e ai u tha se mund të ketë shërbyer për ta krijuar piramidën 146-metërshe.

Ky korridor, siç u tha, po vazhdon të eksplorohet nga ekipe speciale, për të kuptuar çka gjendet poshtë tij.

“Ne do të vazhdojmë skanimin tonë në mënyrë që të shohim se çka mund të bëjmë. Për të kuptuar se çka mund të gjendet poshtë tij”, thanë shkencëtarët para mediave.

Pesë dhomat në majë të piramidës së Gizës mendohet se janë ndërtuar për të shpërndarë peshën e strukturës masive.

Artikuj të ngjashëm