Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet i fuqishëm në Kili

Termet

Një tërmet 6.1 shkallë Rihter ka goditur të martën në rajonin Atakama në qendër të Kilit, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), raporton agjencia “Reuters”.

Tërmeti ndodhi 123 kilometra në veriperëndim të La Serenas të Kilit dhe në një thellësi 30 kilometra.

Dridhjet janë ndier edhe në Argjentinë.

Nuk ka raportime aktualisht për dëme.

Të hënën një tërmet 4.3 ballë Rihter dridhi Kilin po ashtu.