Një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë Rihter është regjistruar në Balikesir të Turqisë të hënën mbrëma, raporton “Hurriyet”.
Tërmeti është pasuar nga disa pasgoditje 4.2, 3.5, 4 dhe 3.9 ballë Rihter.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka thënë se nuk është raportuar për viktima.
Ai ka thënë se ka ndërtesa të shembura.
“Ka dy ndërtesa të shembura. Një dyqan dykatësh i shembur. Këto ishin ndërtesa boshe. Ato janë dëmtuar nga tërmetet e mëparshme dhe për këtë arsye janë evakuuar...Nuk ka zona të shembura në fshatra. Nuk ka efekte negative në jetë. Bazuar në kërkimet tona të kryera deri më tash, mund të themi se nuk ka viktima”, tha Yerlikaya.