Kina ka filluar të gërmojë gropën e saj më të thellë në një përpjekje për të studiuar zonat e thella të planetit nën sipërfaqe.
Gërmimi i gropës filloi të martën në një shkretëtirë në rajonin e Xinjiangut. Me thellësi që mendohet të jetë 11,100 metra, synohet të depërtohet në më shumë se 10 shtresa kontinentale dhe të arrijë sistemin kretak në koren e Tokës – një seri shkëmbinjsh të shtresuar që datojnë 145 milionë vjet më parë.
Projekti do të përfundohet brenda 457 ditësh dhe nga mediat kineze është brohoritur si “një pikë referimi në eksplorimin e Kinës në thellësinë e Tokës”, raportoi Guardian.
Eksplorimi i thellë do t’i lejojë shkencëtarët të studiojnë strukturën e brendshme dhe evoluimin e Tokës.
i Xinjiangut është i njohur për minerale të pasura dhe naftë. Vetëm muajin e kaluar, një kompani kineze gjeti sasi të madhe të rrjedhjeve të naftës dhe gazit.
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
Ana që s’e panë 300 milionë turistët që vizituan rajonin mahnitës të Xinjiangut
-
Xi dhe Jong Un do të zhvillojnë “bisedime të thella” në Pekin
-
Kina po e rrit moshën e pensionimit
-
Kina thotë se anija e saj kozmike u ul me sukses në anën e largët të Hënës