Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xi dhe Jong Un do të zhvillojnë “bisedime të thella” në Pekin

Xi Jinping dhe Kim Jong Un

Foto: Associated Press

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të zhvillojnë bisedime të thella sa i përket lidhjeve dypalëshe dhe çështjeve me interes të ndërsjellë, ka bërë të ditur të enjten ministria e Jashtme kineze.

Zëdhënësi i ministrisë, Guo Jiakun, ka thënë se bisedimet do të "kanë rëndësi të konsiderueshme", por nuk ka treguar se kur do të zhvillohej takimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kina është e gatshme të forcojë komunikimin strategjik dhe të rrisë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me RPDK-në, të thellojë ndarjen e përvojës së qeverisjes dhe të përparojë kauzat përkatëse socialiste dhe marrëdhëniet tradicionale miqësore të bashkëpunimit midis Kinës dhe RPDK-së”, u ka thënë Guo gazetarëve në një konferencë të rregullt informuese.

Takimi vjen pas një parade ushtarake në Pekin të mërkurën, në të cilën Kim ka marrë pjesë, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin. 

Të dy u panë duke ecur dhe duke folur me Xi-në gjatë ngjarjes masive që Kina e përdori si një portretizim të forcës.