Dubai ka shënuar një tjetër rekord, duke hapur pishinën më të thellë në botë.
Qyteti i njohur për rrokaqiejt më të lartë në botë, ka hapur pishinën me thellësi prej 60 metrash, duke marrë kështu rekordin e shënuar deri më tani nga Polonia, e cila ka një pishinë të thellë mbi 45 metra.
Pishina e thellë në Dubai është mbushur me 14 milionë litra të ujit të freskët, sasi kjo e ngjashme me ujin në një pishinë të lojërave Olimpike. Pishina është të paktën katër herë më e madhe se çfarëdo pishine tjetër zhytëse në botë, shkruan CNN. Guinnessi e ka shpërblyer atë me titullin “Pishina e zhytjes më e thellë në botë”.
Krijimi më i ri në qytetin e famshëm të Emirateve të Bashkuara, do të hapet për publikun në fund të këtij viti.
Temperatura e ujit në pishinë qëndron 30 gradë Celsius, që është një temperaturë e përshtatshme për të mbajtur veshje të holla gjatë zhytjes në të.

-
Thyhet rekordi për ecjen më të gjatë nën ujë
-
Qyteti në Washington tenton rekord botëror me zhytje në ujë të ftohtë
-
Rusi vendos rekord botëror me një zhytje 126 metra pa frymë
-
Arkeologët në Turqi zbulojnë pishinën antike me standarde olimpike
-
Çifti brazilian thyen rekordin botëror me 195 puthje në 30 sekonda