Një zhytës është futur në thellësi të një pishine për të thyer një rekord të jashtëzakonshëm.
Stanislav Odbiezalek nga Polonia ka thyer rekordin për ecjen më të gjatë nën ujë, me një frymë. Ai ka ecur fiks 110.7 metra. Kjo gjatësi është edhe më e madhe se një fushë e futbollit amerikan.
Rekordi i tij u regjistrua në fund të qershorit në Norvegji, por tash është publikuar në uebfaqen e rekordeve “Guinness”.
Rekordi i mëhershëm ishte 107 metra nga Vitomir Mariçiq nga Kroacia.
“I pëlqej sfidat. Kam bërë zhytje për gati 50 vjet dhe e shijoj gjithçka që ka të bëjë me ujin. Mendoj se kjo s’do të jetë hera e fundit që po e provoj rekordin. Do të tentoj ta tejkaloj veten”, ka thënë ai për faqen zyrtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Zvicerani thyen rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në borë
-
Qyteti në Washington tenton rekord botëror me zhytje në ujë të ftohtë
-
Rusi vendos rekord botëror me një zhytje 126 metra pa frymë
-
Duplantisi i jashtëzakonshëm, vendos tjetër rekord botëror në kërcim me purtekë
-
Polakja thyen rekordin botëror për ngritje