Një vepër arti me vlerë 280 000 euro (339 570 dollarë), i piktorit surrealist francez, Yves Tanguy, u shpëtua nga një fund fatkeq kur u zbulua në shportën e riciklimit të letrave në një aeroport, sipas policisë gjermane.
“Një biznesmen e kishte harruar pikturën, e paketuar në një kuti kartoni, në aeroportin e Dusseldorfit, para se të nisej për në Tel Aviv”, tha ajo në një deklaratë.
Sapo pronari i pikturës e kuptoi se e kishte harruar pas bagazhin e tij të vlefshëm, u përpoq të gjente përgjigje në Izrael, por pa sukses.
Nipi i tij, nga Belgjika, u nis për në Dusseldorf dhe raportoi për pronën e humbur.
Policia e atjeshme kontaktoi me kompaninë e pastrimit, e cila kontrolloi të gjitha letrat e hedhura imtësisht.
Edhe
Vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro në muzeun Renoir në Francë
“Në fakt, piktura e vlefshme ishte pikërisht në fund të koshit”, sqaroi policia.
Piktura iu rikthye pronarit të saj. \ ATSH
-
Piktura e Rubensit prej zhdukjes për katër shekuj deri te 2.3 milionë euro
-
Piktura e rrallë e Gustav Klimtit shitet për 236.4 milionë dollarë
-
Kryevepra e mjeshtrit Delacroix e rizbuluar pas një shekulli
-
Piktura 15 milionë dollarëshe e Van Goghut, ishte blerë për 50 dollarë nga një koleksionist antikitetesh