Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Patatja më e madhe në botë peshon gati 8 kg

Një çift në Zelandën e Re zbuloi atë që besohet se është patatja më e madhe në botë. Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin e tyre gushtin e kaluar, kur papritur gjetën trupin misterioz të madh në nëntokë.

Fillimisht ata besuan se ishte një kërpudhë e çuditshme dhe nisën të gërmonin tokën për ta nxjerrë. “Dukej si një tumor i shpifur”, tha Colin.

Menjëherë ai preu një copë për të verifikuar çfarë kishte gjetur dhe u kthye nga gruaja duke i thënë: “Është një dreq patateje!”.

Pas peshimit u mor vesh se ishte një patate që peshonte 7,8 kg, të cilën edhe e emërtuan “Dug”.

Dhe derisa postimi i tyre në Facebook nisi të shpërndahej me të madhe, mbesa e tyre u dha idenë që ta çonin te Libri i Rekordeve Guinness, pasi kishte një rekord për pataten më të madhe në botë, që deri në atë kohë ishte 4,9 kg.

Edhe pse zyrtarizimi i rekordit nuk ka mbërritur ende, çifti është i lumtur me pataten, të cilën e trajton si të ishte pjesë e familjes.

Edhe Çifti brazilian thyen rekordin botëror me 195 puthje në 30 sekonda Kuriozitet 1 j. më parë Çifti brazilian thyen rekordin botëror me 195 puthje në 30 sekonda

“E thyejmë apo jo rekordin, nuk ka shumë rëndësi për ne”, tha Colin. /a2

{gallery}