Një kompani australiane ka shënuar rekord botëror duke rritur një boronicën më të madhe në botë.
Libri i Rekordeve Guinness njoftoi se boronica peshonte afro 2 kilogramë, e ajo u dëshmua pasi u mat në peshoren zyrtare të Guinnesit.
Brad Hocking, kreu i ekipit që rriti boronicën, tha se ishte shkulur në nëntorin e vitit të kaluar dhe ishte mbajtur e ngrirë derisa Guinnessi verifikoi rekordin.
Boronica është zhvilluar nga kompania Costa Berries.
“Ne të gjithë e shikojmë dhe buzëqeshim. Nuk mendoj se një smoothie do të duhej të ishte fati i saj”, ka thënë Hocking.