Një fermë në Australi e ka thyer rekordin me boronicën më të madhe në botë, në një madhësi të një topi ping-pongu.
E këputur në nëntor dhe e ruajtur në frigorifer, boronica është gati 4 centimetra e gjerë dhe peshon 20.4 gramë – rreth 10 herë e boronicës së zakonshme.
Rekordin e mbante një boronicë 16.2 gramë që po ashtu ishte kultivuar në Australi, shkroi BBC.
Ky lloj boronice po bëhet për t’iu përshtatur kërkesave të konsumatorëve, sipas Costa Group që e kultivon. Megjithatë në madhësinë e kësaj nuk ka pasur.
Këtë javë, Rekordet Botërore Guinness e kanë certifikuar si boronicën më të madhe ndonjëherë.
Artikuj të ngjashëm