Një çifti nga Zelanda e Re që besonte se në bahçen e vet ka rritur pataten më të madhe në botë i është shuar ëndrra pasi nga rekordi Guinness u njoftua se nuk i njihet si rekord.
Colin Craig-Brown, që kishte parë kungullin në gusht të vitit të shkuar kur rrinin në oborr me bashkëshorten Donnan. Sipas tyre pamja dhe shija ishin si të patates.
Pas disa muajsh me fotografi dhe dokumente, çifti mori javën e shkuar lajmin e hidhur.
“I dashuri Colin”, nis emaili që vazhdon se “fatkeqësisht specia nuk është patate, por në fakt një lloj kungulli”.
“Për këtë arsye, fatkeqësisht e diskualifikojmë aplikimin”, kanë thënë nga “Guinnessi”.
Edhe
Patates më të madhe në botë do t’i bëhet testi i ADN-së
Për këtë Craig-Brown ka thënë se s’ka çfarë të bëjë sepse të gjitha analizat kanë qenë në duart e ekspertëve.
Çifti ia kishte vënë emrin Doug gjetjes së tyre.
Kungulli i veçantë u bë një “yll” lokal pasi çifti postonte fotografi të tij në rrjete sociale.
Dougi peshonte 7.8 kilogramë, ndërsa rekordi aktual është me pak nën 5 kilogramë. Ai mbahet nga viti 2011 dhe ishte thyer në Britani të Madhe, shkruan “The Guardian”.
Edhe
Patatja më e madhe në botë peshon gati 8 kg
Craig-Brown mbetet besnik i gjetjes së vet.
“Përherë e përshëndes kur nxjerr gjësende. Ka karakter të veçantë. Kurdo që nipat vijnë këndej më thonë se a mund ta shohin Dougin. Ai është jopatatja më e madhe në botë”, ka thënë ai duke qeshur.