Gruaja më e gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër në botë shijuan çajin e pasdites së bashku në Londër, ndërsa u takuan në shënimin e Ditës Botërore të Rekordeve Guinness 2024.
Rumeysa Geligo, një studiuese nga Turqia, dhe Jyoti Amge, nga India, u takuan për herë të parë.
Geligo është 2 metra e 15.16cm dhe Amge është 62.8cm.
Pavarësisht diferencës në gjatësi, ato shpejt janë bërë mikesha dhe kanë ndarë dhurata me njëra-tjetrën.
“Takimi me Jyotin për herë të parë ishte i mrekullueshëm. Ajo është zonja më e mrekullueshme në botë”, ka thënë Rumeysa.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja më e gjatë në botë paguan për gjashtë ulëse për udhëtim me aeroplan
-
Rekordet më të çuditshme në botë
-
13 pikë të gjigantes prej 223 centimetra në ndeshjen e Botërorit
-
Gjigantja prej 223 centimetra luan kundër basketbollisteve amerikane
-
22-vjeçarja thyen rekordin duke përqafuar një pemë për 72 orë