Kuriozitet

Gruaja më e gjatë në botë paguan për gjashtë ulëse për udhëtim me aeroplan

Rumeysa Gegli

Gruaja më e gjatë në botë ka treguar se është “e detyruar” të paguajë për gjashtë ulëse në aeroplan kur udhëton, ndërsa i kërkohet të kalojë gjithë fluturimin e lidhur në një barelë, shkruan “Daily Mail”. 

Më herët këtë vit, Rumeysa Gelgi 215 centimetra e gjatë, zbuloi planet e saja për ta vizituar secilin vend pasi e festoi ditëlindjen e saj të 28-të.

Por, për Rumeysan që është futur në Librin e Rekordeve të Guinnessit si gruaja më e gjatë, udhëtimi me aeroplan, makinë apo çfarëdo forme tjetër nuk është detyrë e lehtë. 

Rumeysa, që jeton në provincën Karabuk të Turqisë, zakonisht lëviz në një karrocë me rrota dhe shtati i saj është aq i madh si rezultat i një gjendjeje të quajtur sindroma “Weaver”, e cila shkakton rritje të përshpejtuar. 

Ajo ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke e pasur të pamundur të ulet në ulëse të zakonshme të aeroplanit. Kompania ajrore “Turkish Airlines”, hoqi gjashtë ulëse në bordin e njërit prej aeroplanëve të saj dhe i zëvendësoi ato me një barelë të bërë posaçërisht për Rumeysan. 
Në shtator të vitit 2022, Rumeysa udhëtoi për herë të parë me aeroplan, nga San Francisco në

Kaliforni, një udhëtim që ajo e përshkroi “të përsosur nga fillimi në fund”. 

Zhvilluesja e faqeve të internetit, që atëherë ka fluturuar të paktën një herë në vit, dhe vetëm me linjën e saj ajrore kombëtare, pasi është një nga linjat ajrore të pakta që ofrojnë shërbimin e barelës. 
Ndonëse i është rritur lista e vendeve që i ka vizituar, përfshirë Spanjën, Italinë, SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, kërkimi i saj për të vizituara vende të reja nuk ka ardhur pa pengesa. 

Meqenëse s’mund të ulet në vende të zakonshme në aeroplan, Rumeysa duhet të hipë në barelë në aeroplan dhe të kalojë e shtrirë gjatë gjithë fluturimit. 

Ajo duhet të mbërrijë gjithashtu katër orë para fluturimit për t’u takuar me stafin mjekësor dhe për të paguar hapësirën që zë barela. Barela ku shtrihet ajo i zë zakonisht gjashtë vende. 

Rumeysa nuk ka udhëtuar me autobus apo tren; megjithëse shpreson ta përmbushë këtë në muajt në vijim. 

Pos transportit, një nga aspektet që e pengon atë, është mungesa e qasjeve kur dëshiron të vizitojë ndërtesa apo vende të famshme historike. 

“Mund të jetë frustruese ta kuptosh se e vetmja gjë që më pengon është mungesa e aksesit. Prioriteti im kryesor është gjithmonë siguria”, tha Rumeysa, raportohet nga “What’s The Jam”. “Me implante në shtyllë kurrizore edhe një rrëzim i vogël mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm. Nëse nuk ka akses të duhur, zgjedh të mos marr rreziqe të panevojshme”. 

Rumeysa shpreson ta eksplorojë edhe Azinë Lindore – më saktësisht Tokion, Kyoton, Shanghain e Seoulin. 

E një nga dëshirat e saj është t’i vizitojë monumentet e lashta në qytetin e saj të lindjes, Safranbolu. 

“Për fat të keq, edhepse jetoj shumë afër, s’kam qenë në gjendje ta vizitoj atje. Nuk është shumë e arritshme”, tha Rumeysa.