Sipas parashikimeve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për migrim, për shkak të thatësirës, vërshimeve, zjarreve dhe urisë, të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, deri në vitin 2050 me siguri se rreth 200 milionë njerëz do të jenë të detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre, shkruan revista Science.
Grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve për mbrojtjen e mjedisit, konsiderojnë se mënyra e vetme për të shmangur gjendjen aktuale duhet që me kohë të planifikohet ‘tërheqja” e paevitueshme nga qytetet bregdetare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo nuk është e pazakontë duke marrë parasysh faktin se në Grenlandë vetëm brenda një dite janë shkrirë madje 12,5 miliardë ton akull.
2 gushti i sivjetmë ka hyrë në histori për nga humbja e sipërfaqes me akull dhe kjo është pasojë e valës së nxehtësisë që ka goditur SHBA-në dhe Evropën.
Ndryshimet në Grenlandë ndikojnë në gjithë planetin, pasi miliarda tonë akull po shkrihen, duke ngritur njëherësh nivelin e deteve në Australi, Azi, Evropë dhe SHBA.
Vetëm gjatë vitit 2017, ishulli ka humbur sipërfaqe prej tri kilometra me akull, ndërsa vitin e kaluar është zbuluar një ajsberg që është shkëputur nga pjesa tjetër e akullit/BW.