Një erë e pazakontë në një aeroplan në Karolinën e Jugut ka bërë që pesë kamion të zjarrfikësve të vendosen në aeroport, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Por pas kontrollit doli se era kishte ardhur nga një shishe manikyri për thonj.
Fluturimi 563 ka ardhur në aeroportin e Charlotte Douglas nga Filadelfia të mërkurën, derisa ekipi tha se pasagjerët kishin zbritur nga aeroplani normalisht, shkruan Upi të enjten.
Një zëdhënës tha se kur ishte hapur dera e aeroplani, një erë e pazakontë kishte ardhur.
Autoritetet kishin sjellë pesë ekipe të zjarrfikësve për të kontrolluar.
“Zjarrfikësit kanë arritur, kontrolluan hapësirën brenda dhe panë një shishe manikyri e cila ishte thyer. Askush nuk është lënduar dhe aeroplani i është rikthyer punës normale”, kanë thënë autoritetet.
-
Mijëra fluturime në SHBA anulohen për shkak të stuhisë së fortë
-
Disa persona sëmuren pas hapjes së një pakoje të dyshimtë në bazën ajrore të Air Force One
-
Rrëzohet një aeroplan mallrash në Kentucky, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
-
Të paktën shtatë të vdekur nga përplasja e një aeroplani në SHBA
-
Aeroplani detyrohet të kthehet në Çikago pas 5-orësh fluturimi mbi Atlantik