Autoritetet në Florida i janë përgjigjur një raportimi për një problem me kafshë në një lagje banimi dhe arritën të gjenin një krokodil që gërvishte në derën e përparme të një shtëpie.
Zyra e sherifit të Qarkut Flagler tha në një postim në Facebook se iu përgjigjen të dielën në mbrëmje “një thirrjeje për një problem kafshësh” në një shtëpi në qarkun Flagler.
Ata arritën të gjenin një krokodil në derën e përparme të një shtëpie, i cili dukej se po tentonte të gjente një rrugë për të hyrë brenda, shkruan Upi.com të hënën.
Zyra e sherifit tha se e kishin marrë krokodilin për ta dërguar në një vend tjetër të sigurt dhe për ta mbajtur larg zonave të banimit.
Artikuj të ngjashëm