Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani “ankohet” për delen që tentoi të futej në shtëpi

Një dele i shpenzoi disa orë para derës së një shtëpie në Connecticut duke tentuar që të futej, shkroi Upi.

Eric Cormier tha se po bëhej gati për punë kur vuri re delen që po qëndronte pranë shtëpisë, e sado që ai tentoi ta pengonte, ajo nuk lëvizi.

Amerikani shtoi se delja rrinte pranë derës dhe dikur ai vendosi ta mbyllte derën dhe delen ta largonte tutje.

Por, kafsha përsëri u sul drejt shtëpisë, ndërsa përfundimisht Cormier vendosi ta lëshonte qenin e shtëpisë që të shoqërohej me delen.