Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Policia kap delen që shëtiste nëpër një lagje në New York

Policia lokale në Niagara Falls në New York ka arritur ta kapë një dele që ishte parë duke lëvizur pranë një lagjeje.

Upi ka shkruar se deles nuk i dihej pronari dhe ishte parë pranë shtëpive të banorëve duke vrapuar e lirë, ndërsa “ankesat” për të i bënë vendasit që kërkuan reagimin e autoriteteve.

Fillimisht, policët dëgjuan blegërimën e deles, por jo edhe atë, por më pas me ndihmën e banorëve, e identifikuan.

Kafsha shtëpiake u kap dhe u dërgua në strehën e kafshëve që s’iu dihet pronari, ndërsa po punohet për të identifikuar pronarin e saj.