Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dreri “problematik” alarmon policinë amerikane

Një dre ia doli që ta shkaktonte rrëmujë të madhe mëngjesin e së hënës në Policinë e qytetit Hinesville në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Upi” shkroi të martën se kafsha ishte futur në sallën e konferencave në stacionin policor dhe pa pasur mundësi që të dilte, vrapoi nëpër sallë.

Shefi i Policisë, Lloyd Slater, tha se ishte në ditë pushimi kur u njoftua për rastin, derisa doli në “vendngjarje” për ta parë drerin “problematik”.

Stafi i ndërtesës pasi disa minutash ia doli ta largonte me sukses kafshën, derisa nuk dihet se prej nga erdhi. U raportua se është thyer xhami i derës hyrëse.

Artikuj të ngjashëm