Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një grua gjen krokodilin duke notuar në pishinën e saj

Policia u thirr në shtëpinë e një gruaje nga Florida kur derisa po planifikonte të hynte në pishinë për t’u freskuar, pa diçka të pazakontë.

Një krokodil po notonte në pishinën e oborrit të saj.

Zyra e Sherifit të Qarkut Pinellas tha në një postim në Facebook se një grua po përgatitej të notonte në pishinën e saj kur pa “diçka të pazakontë”.

“Këtu në Florida para se të futeni në pishinë duhet të kontrolloni njëherë nëse brenda saj ka krokodil. Këtu është pjesë e jetës një gjë e tillë”, thuhet në postimin në Facebook.

Ekipi përgjegjës shkoi dhe hoqi krokodilin nga pishina dhe thanë se e dërguan në një “zonë të sigurt”.