Një burrë nga Michigani i cili e kishte fituar një lotari prej 250 mijë dollarësh në vitin 2007, 15 vjet më vonë ka fituar lotarinë e dytë prej 339.768 dollarësh.
Burri 59-vjeçar u tha zyrtarëve të Lotarisë se ai kishte përdorur të njëjtin grup numrash për më shumë se 15 vjet.
“Unë kam luajtur gjithmonë të njëjtin grup numrash. Në vitin 2007 fitova 250.000 dollarë dhe vazhdova serish të luaja me to”, ka thënë ai, shkruan Upi.
Ai ka përdorur edhe në lotarinë e dytë numrat e njëjtë.
“Në mëngjes kontrollova numrat fitues në aplikacionin e lotarisë dhe i njoha sapo i pash. E zgjova gruan time menjëherë për t’ia thënë lajmin e mirë. Të dy nuk mund ta besonim”, ka thënë.
Fituesi tha se paratë e tij të fundit do t’i shpenzojë për të bërë një udhëtim.