Një burrë nga Pensilvania e vizitoi familjen në Michigan për qejf, por u kthye në vendlindje me 2 milionë dollarë, shkroi “Upi” të hënën.
Në udhëtim e sipër, 59-vjeçari vendosi të luante në lotarinë e Michiganit, ndërsa krejt rastësisht tha se e zbuloi që kishte fituar. Ai shtoi se biletën e luajti në shtatorin e 2021-s, por iu desh të priste afro 1 vjet për ta marrë çmimin.
“E bleva biletën derisa isha në Michigan për ta vizituar familjen. Kur i kontrollova numrat fitues, pashë se kisha fituar xhekpotin. Nuk e besova. Prita ta merrja çmimin tim vetëm kur pata një plan për paratë”, rrëfeu ai.
Me 2 milionë dollarë, ai u shpreh se do të blejë një kamion dhe do t'i shfrytëzojë kur të dalë në pension.