Një adhurues i këngëtares Taylor Swift nga Pakistani theu rekordin botëror duke u bërë pjesë e librit të rekordeve “Guinness” pasi për një minutë ka identifikuar saktë 34 këngë të Taylor Swift duke u bazuar në një pjesë të tekstit të tyre.
Bilal Ilyas Jhandir, 20-vjeçar, duhej të dëgjonte tekstin që lexohej me zë të lartë nga një burrë pa ndonjë muzikë shoqëruese për të identifikuar secilën këngë.
Lista përfshinte 50 këngët më të famshme të Swiftit të aranzhuara në mënyrë të rastësishme.
Ai arriti të identifikojë 34 këngë në një minutë, duke thyer rekordin prej 27 sa ishte më herët e të cilin e kishte Dan Simpson në vitin 2019.
“Unë kam dëgjuar Taylor Swift që nga fëmijëria ime. Unë jam një fans i madh i saj”, tha Jhandir për Guinness. “Unë kam dëgjuar çdo këngë të saj. Unë mund të identifikoj pothuajse çdo këngë të saj nga teksti”.
Jhandir më parë vendosi rekorde për numrin më të madh të kafshëve të identifikuara nga tingujt e kafshëve 23 në një minutë, dhe më shumë këngë të Justin Bieber të identifikuara nga tekstet e tyre, 29 në një minutë, por ai tha se titulli i tij i fundit është ai që i jep atij më shumë krenari.