Nënë e bijë infermiere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me pandemi në dy kohë të ndryshme, me diferencë prej më shumë se një shekulli mes dy periudhave.
Kristine Berg Mueller me prejardhje nga Norvegjia ishte studente 14 vjeçare në kohën kur kishte shpërthyer pandemia vdekjeprurëse në vitin 1918 ndërkaq vajza e saj Sigrid Stokes aktualisht po u jep vaksina të prekurve me pandeminë e koronavirusit, shkruan AP.
Stokes pavarësisht se tani është 76 vjeçare po vazhdon të punojë krahas shumë punëtorëve të tjerë në betejën me koronavirus.
Ndërkaq, virusi i vitit 1918 kishte lënë të vdekur rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën prej të cilëve rreth 700 mijë ishin vetëm nga SHBA-të, sipas Qendrave për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve.
Disa dekada pasi kjo pandemi kishte përfunduar, Kristine Berg Mueller i kishte rrëfyer të bijës për punën që kishte bërë gjatë ditëve të vështira dhe kjo e kishte nxitur Sigrid Stokes që të bëhej infermiere dhe tani pas një shekulli ajo po përballet me të njëjtën sfidë si e ëma.
Me më shumë se 2 milionë të vdekur në të gjithë botën dhe 450 mijë vetëm në SHBA që kur ka filluar pandemia me koronavirusin, Stokes thotë se nuk do të pensionohet derisa të shoh se virusi është qetësuar.
-
96 vjeçarja në Teksas vdes nga koronavirusi, 102 vjet pasi motra e saj kishte vdekur nga gripi spanjoll
-
Bota me hapa të kujdesshëm drejt rimëkëmbjes nga pandemia
-
Shumë jetë të shpëtuara, mijëra të tjera të humbura kot
-
Cila do të jetë e ardhmja e pandemisë së COVID-19
-
Si mund të parandalojë variantet e reja vaksinimi i fëmijëve