Shefi i Teslas dhe i rrjetit social X, Elon Musk, e ka quajtur “shqetësues” faktin që ende s’ka parë ndonjë argument mbi ekzistimin e alienëve.
Duke folur në një emision podcast, Musk është shprehur se për këtë çështje është pyetur disa herë, por për të, përgjigjja mbetet e njëjtë, ka shkruar Thestreet.
“Shumë më kanë pyetur nëse kam vërejtur argumente mbi ata (alienët), por s’kam parë. Është shqetësuese”, ka shtuar ai.
Miliarderi Musk pati paralajmëruar se zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet të bëhet me qëllim që pyetjet e mëdha, në këtë rast edhe kjo për alienët, të zbërthehen plotësisht.
Jashtëtokësorët, të quajtur ndryshe si alienë, konsiderohen qenie që jetojnë jashtë planetit Tokë. Shkenca ende s'ka prova për ekzistimin e tyre, paçka se ka teori të ndryshme.