Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Momenti i frikshëm, peshkaqeni kafshon një zhytëse në Maldive

Një video tronditëse nga Maldive tregon se si një peshkaqen që peshon rreth 100 kilogramë ka kafshuar një zhytëse, duke e lënë me një plagë të hapur prej gjashtë centimetrash, shkruan DailyMail.

Carmen Canovas Cervello, 30 vjeç, e cila punon si infermiere, u përball me një peshkaqen duke e lënë atë me shenja të tmerrshme të kafshimit.

Ajo ishte zhytur në oqean në brigjet e Maldives me mikun e saj Ibrahim Shafeeg, 37 vjeç, një fotograf nënujor që kapi pamjet aq sa mahnitëse, aq sa edhe të frikshme.

Çuditërisht, Cervello u zhyt sërish në det pasi pastroi plagën.

Dyshja ishin në det për 45 minuta, derisa u sulmuan nga peshkaqeni. Rreth tyre kishte edhe peshkaqenë të tjerë.