Një adoleshente u lëndua rëndë nga sulmi i një peshkaqeni në një plazh në Florida, raportoi të premten ABCNews.
Sulmi ndodhi në plazhin Keaton. Sipas Zyrës së Policisë, vajza po hidhej në ujin nën 2 metra të thellë, kur ajo u kafshua nga një peshkaqen.
“Një anëtar i familjes thuhet se u hodh në ujë dhe e goditi peshkaqenin derisa e lëshoi vajën”, tha policia.
Vajza pësoi "lëndime të rënda" dhe u desh të transportohej me helikopter në një spital.
Peshkaqeni që sulmoi u përshkrua si mbi 2 metra i gjatë.
Sulmet e peshkaqenëve u rritën në mbarë botën në vitin 2021 pas tre viteve radhazi rënieje, megjithëse numrat dukshëm të ulët të vitit të kaluar iu atribuuan bllokimeve dhe kufizimeve të lidhura me pandeminë COVID-19.
Florida ka kryesuar listat globale në numrin e kafshimeve të peshkaqenëve për dekada, dhe tendenca vazhdoi në vitin 2021. Nga 73 incidente të paprovokuara të regjistruara në mbarë botën vitin e kaluar, 28 ishin në Florida, që përfaqësojnë 60% të rasteve totale në Shtetet e Bashkuara dhe 38% të rasteve në mbarë botën.