Një grua ka pësuar lëndime të rënda nga kafshimi i peshkaqenët teksa po notonte në plazhin e New Yorkut.
Autoritetet amerikane kanë raportuar për sulme të pazakonta nga peshkaqenët në vitet e fundit.
Gruaja 65-vjeçare po notonte në plazhin Rockaway në mëngjes kur peshkaqeni e kafshoi në këmbën e majtë. Autoritetet kanë njoftuar se nga kafshimi gruaja ka pësuar lëndim të rëndë për shkak se ka humbur copë të madhe të mishit nga këmba e saj, raportoi AP.
Ekipet e shpëtimit në plazh kanë arritur ta nxjerrin nga uji 65-vjeçaren, e cila është dërguar menjëherë në spital.
Sulmi i peshkaqenit ishte më i rëndi në ujërat e New Yorkut që prej vitit 1950.
Autoritetet amerikane kanë thënë se 65-vjeçaren e ka sulmuar një peshkaqen i bardhë.
Në dy sezonet e fundit verore, së paku 13 notarë janë kafshuar nëpër plazhet e New Yorkut.