Një mision sekret ka mundësuar shpëtimin nga zjarret që kanë përfshirë Australinë të vendit të fundit natyror në botë të pishave të Wollemit, një pemë prehistorike e zbuluar në vitin 1994, theksuan sot zyrtarët.
Të paktën 200 prej këtyre pemëve të mbrojtura ekzistojnë akoma në gjendje natyrale, të fshehura në një grykëderdhje në Malin e Kaltër, një zonë malore që ndodhet në veriperëndim të Sidneit dhe klasifikuar nga UNESCO si trashëgimi botërore e njerëzimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRajoni është prekur nga një prej zjarreve më gjigande që ka goditur Australinë që prej disa muajsh.
“Një mision për mbrojtjen mjedisore i pazakontë është ndërmarrë për të shpëtuar këto pemë”, deklaroi në një komunikatë Matt Kean, ministër i Mjedisit i Uellsit të Ri të Jugut, një shtet juglindor i Australisë/AFP.