Disa nga pemët më të larta në botë gjenden në Tasmania të Australisë. Megjithatë, shkencëtarët po paralajmërojnë se këta gjigantë të botës natyrore janë duke u kërcënuar nga zjarret dhe mund të zhduken përgjithmonë
Brett Mifsud ka shkuar në Tasmani në 30 vjetët e fundit rresht.
E gjithë kjo në emër të gjetjes dhe matjes së pemës më të lartë të lulëzuar në botë: eucalyptus regnans, e njohur si “Hiri i malit”.
“Pra, ja ku jemi në majën e një peme të vjetër eucalyptus regnans. Kjo pemë është rreth 500 vjet e vjetër. Unë jam rreth 55 - 60 metra lartësi”.
Frika më e madhe e Mifsudit është se ky brez pemësh mund të jetë i fundit.
Këto pyje janë të lagështa shumicën e kohës, kështu që zjarri intensiv është i rrallë.
Edhe
Zjarri rrezikon bredhin më të madh në botë
Megjithatë, kushtet e thata në jugperëndim të Tasmanisë çuan në zjarre katastrofike në vitin 2019.
Që nga viti 2003-a, Misfud thotë se afro 17 pemë të tilla të gjata në Australi kanë humbur nga zjarret.
Dhe ato të gjitha ndodheshin në Tasmania.
“Hiri i malit” nuk është e vetmja pemë që kërcënohet nga zjarri.
“Messmate Stingybark” dhe “Blue Gum” janë ndër speciet e tjera që gjithashtu vuajnë nga ndryshimet klimatike.
Edhe
Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë
Shërbimi i Parqeve dhe Kafshëve të Egra të Tasmanisë thekson se fokusohet në mbrojtjen e pemëve gjigante kur ato kërcënohen nga një zjarr i madh.
Por shkencëtarët si David Bowman i Universitetit të Tasmanisë duan që të vendoset një plan aktual për të menaxhuar pemën eucalyptus regnans si ai që u zhvillua për ta mbrojtur “Sequoian” e Amerikës së Veriut.