Zjarrfikësit në Oregon po luftojnë për ta shpëtuar një prej pemëve më të larta dhe më të vjetra në botë - atë që njihet me emrin “Doerner” - nga një zjarr që ka nisur nga e shtuna.
Bredhi gjigant, mbi 99 metra dhe mbi 450-vjeçar, tashmë ka humbur një pjesë të tij të vogël nga zjarri dhe ai mund ta rrezikojë më tej, raportoi BBC.
Me motin e nxehtë dhe të thatë në Oregon, zjarrfikësit po përballen me vështirësi që ta shuajnë zjarrin.
Zyrtarët kanë dhënë opsione të pazakonta për të shuar zjarrin, përfshirë ndërtimin e skelave për të arritur dhe shuar flakët lart pishës.
Nuk dihet se si ka nisur zjarri. Zyrtarët kanë thënë se pavarësisht vështirësive, nuk ka rrezik që bredhi të digjet krejtësisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca po përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet
-
Zjarrfikësit në Los Angeles përgatiten për rritje të zjarrit shkaku i erërave të forta
-
Gushti më i nxehtë i regjistruar, shkencëtarët paralajmërojnë për temperatura edhe më ekstreme
-
“Goditje më të mëdha po vijnë”
-
Evakuohen rreth 90 mijë njerëz në Nevada pas përhapjes së zjarreve