Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koalat në Australinë lindore futen në listën e specieve të rrezikuara

Australia ka përfshirë koalat që jetojnë në bregun lindor në listën e specieve të rrezikuara.

Sipas BBC, qeveria e Kanberrës ka renditur koalat, numri i të cilëve po bie me shpejtësi dhe dhjetëra mijëra të ngordhur nga zjarret në 2019 dhe 2020, në listën e specieve të rrezikuara në bregun lindor.

Qeveria ka njoftuar se një masë e tillë është marrë për koalat në Queensland, Uellsi i Ri Jugor dhe në territorin e kryeqytetit australian.

Ministrja e Mjedisit, Susan Ley deklaroi se ky klasifikim do t'i japë përparësi mbrojtjes së koalave. Sipas saj, autoritetet kanë përgatitur një plan shpëtimi dhe se është duke u vlerësuar ndikimi i bonifikimit të tokës në koalat.

Stuart Blanch nga Fondi Botëror i Kafshëve të Egra (WWF) tha se koalat në këto rajone u klasifikuan si "specie të cenueshme" në vitin 2012 dhe se klasifikimi i tyre si specie të rrezikuara në vitin 2022 është një përkeqësim shumë i shpejtë.

Ai theksoi se vendimi i qeverisë është pozitiv dhe nënvizoi se nëse nuk ka ligje dhe stimuj më të fortë për pronarët e tokave, koalat nuk do të jenë në gjendje të mbrohen nga zhdukja.

Edhe Australia ndan 35 milionë dollarë për t’i mbrojtur koalat Botë Australia ndan 35 milionë dollarë për t’i mbrojtur koalat

Një studim vitin e kaluar zbuloi se koalat, një specie marsupial vendas në Australi, habitatet e të cilëve po pakësohen me shpejtësi, do të zhduken deri në vitin 2050, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Thuhet se të paktën 5.000 koala kanë ngordhur ndërsa 24 për qind e habitateve të tyre janë zhdukur vetëm në Uellsin e Ri Jugor si pasojë e zjarreve në periudhën e verës 2019-2020, e cila në vend quhet "Vera e Zezë".