Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Australia ndan 35 milionë dollarë për t’i mbrojtur koalat

Australia ka bërë të ditur se do të shpenzojë një rekord prej 35 milionë dollarësh amerikanë në katër vitet e ardhshme, për ta forcuar mbrojtjen e popullatës së kafshëve të njohura si koala.

“Koalat janë disa prej ikona më të dashura dhe më të pranueshme të Australisë, edhe në shtëpi edhe rreth botës, dhe ne jemi zotuar që t’i mbrojmë ato edhe për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë kryeministri i Australisë, Scott Morrison.

Fondi i ndarë do të përdoret për “të restauruar vendbanimin e koalave, për të kuptuar popullimin e tyre, për të mbështetur trajtimin e kujdesit për koalat, dhe për ta forcuar hulumtimin për shëndetin e tyre”, ka thënë Morrison përmes një deklarate për media.

Me investimin e ri, shkon në 52 milionë dollarë amerikanë dedikimi i qeverisë australiane për koalat, që nga viti 2019.

Që nga viti 2018, rreth 30% e koalave të Australisë janë humbur për shkak të zjarreve, thatësirës dhe pastrimit të tokës për zhvillim, sipas një deklarate të Fondacionit Australian Koala në shtator 2021. Kjo përfshin humbjet e rënda të popullsisë pas zjarreve katastrofike të 2019-ës. e cila shkatërroi më shumë se 12 milionë hektarë tokë vetëm në Uellsin e Ri Jugor.

Edhe Koalat në Australinë lindore futen në listën e specieve të rrezikuara Botë Koalat në Australinë lindore futen në listën e specieve të rrezikuara

Përveç kësaj, popullata e koalës së Australisë kërcënohet nga përhapja e fundit e klamidias, një sëmundje seksualisht e transmetueshme, e cila mund të shkaktojë verbëri dhe kiste të dhimbshme në traktin riprodhues të një kafshe që mund të çojë në infertilitet apo edhe vdekje.

Shkencëtarët tani po testojnë vaksina kundër klamidias për të mbrojtur kafshët. Studiuesit po studiojnë gjithashtu forcën gjenetike të popullatave për të parë sesi variantet unike të ADN-së mund të ofrojnë rezistencë ndaj sëmundjeve, thuhet në deklaratën e zyrës së Kryeministrit.