Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Merimangat e zeza pushtojnë shtëpinë e britanikut

Ivan Savage u shtrua në spital pasi shtëpia e tij u pushtua nga merimange vdekjeprurëse, e madje njëra nga to e pickoi në bërrylin e dorës së djathtë.

Mirror ka shkruar se shtëpia e tij në Slough të Anglisë është zonë për mbarështimin e merimangave, duke shtuar se kur u zgjua në mëngjes, e gjeti veten të plagosur rëndë.

60-vjeçari ka thënë se merimanga e zezë ishte futur në shtëpinë e tij dhe i kishte lindur edhe plot të tjera, duke krijuar një zonë për rritjen e tyre.

Image

“U ula në karrige dhe ndjeva një shpim në bërryl. Pashë krahun tim dhe një gjë që po vraponte. Derisa u ngrita në këmbë, pashë merimangën e madhe në krahun e tim me këmbët e saj të shtrira plotësisht. Kishte madhësinë e një qindarke. M'u afrua, më shikoi dhe më pickoi. Më kafshoi dy herë. Mendova se nuk ishte për t'u shqetësuar, por shenja të vogla e të zeza nisën të më dilnin në dorë”, ka rrëfyer ai.

Ivan u shtrua në kujdesin intensiv në spitalin Wexham Park, e mbeti me probleme për pak ditë. Ai iu nënshtrua operacionit për të hequr mishin e vdekur nga dora.