Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

64-vjeçares i nxirret merimanga nga veshi

Një 64-vjeçare nga Tajvani për disa ditë dëgjoi një shushurimë në vesh, e kur vizitoi doktorin kuptoi se brenda kishte një merimangë të vogël.

Upi ka shkruar se gruaja u ankua për një ndjenjë lëvizjeje brenda veshit të saj e edhe për zëra e tinguj të çrregullt që për net me radhë s’e linin të flinte.

Doktori Tengchin Wang tha se pas intervenimit zbuluan merimangën e vogël brenda veshit, e nëpërmjet një tubi thithës e hoqën me sukses.

Gruaja s’pati dhimbje nga prania e merimangës pasi ajo kishte tre milimetra madhësi. Ajo nuk pati as lëndime.