Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lind një foshnje me peshë rreth 6,5 kg në QKUK

Një foshnje me peshë rreth 6,5 kilogram është lindur në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se ky është një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë. Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion. Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Image