Në Arizona të SHBA-së ka lindur një foshnje me peshë dyfish me të madhe se pesha mesatare e të një sapolinduri.
Foshnja e quajtur Finnley ka lindur me peshë 6,3 kilogram, ndërkohë që për veshjen e tij janë nevojitur rroba të madhësisë për një foshnje nëntëmuajshe.
Prindërit Cary dhe Tim Patonai kanë thënë se e kanë ditur që po presin një foshnje të madhe, mirëpo doktorët e kishin paraparë që pesha do të ishte 6,3 kilogram.
Nëna e foshnjës i është nështruar operacionit cezarian dhe lindja ishte kryer më herët se ishte planifikuar.
Mjekët e spitalit ku është kryer lindja e Finnelyt kanë thënë se kjo është foshnja më e madhe që kanë sjellë në jetë, në 27 vjetët e punës së tyre.
Foshnja ka lindur po ashtu e gjatë rreth 60 centimetra.
-
Lind në Brazil foshnja me gjatësi 60 cm dhe me peshë 7,3 kg
-
E rrallë: Foshnja në SHBA vjen në jetë në ditëlindjen e dy prindërve
-
Lind një foshnje me peshë rreth 6,5 kg në QKUK
-
Foshnja më e vogël që ka lindur shkon në shtëpi pas 13 muajve në spital
-
Një foshnjë e sapolindur në bord - Pasagjerja amerikane lind gjatë fluturimit