Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Foshnja më e vogël që ka lindur shkon në shtëpi pas 13 muajve në spital

Një foshnjë që mendohet të jetë më e vogla në botë në lindje, është liruar nga një spital në Singapor pas 13 muajsh trajtim intensiv.

Kwek Yu Xuan ishte vetëm 212g - pesha e një molle - kur ajo lindi dhe u mat 24cm e gjatë.

Ajo u lind në pak më pak se 25 javë - shumë më pak se mesatarja e 40.

Rekordi i mëparshëm i takonte një vajze në SHBA e cila peshonte 245g në lindje në vitin 2018 sipas Regjistrit të Foshnjave më të Vogla të Universitetit të Iowas.

Nëna e Yu Xuan e lindi atë me operacion urgjent, katër muaj para kohe pasi ajo u diagnostikua me pre-eklampsi, presion të lartë të gjakut në mënyrë të rrezikshme që mund të dëmtojë organet vitale dhe të jetë fatale për nënën dhe foshnjën.

Yu Xuan tani peshon një 6.3 kg dhe është tejet e shëndetshme, sipas mediave lokale.