Një foshnjë e lindur në Ohio nga një embrion që ishte ngrirë mbi 30 vjet më parë, raportohet se ka vendosur rekord të ri botëror, transmeton “BBC”.
Çifti Lindsey (35) dhe Tim Pierce (34) e kanë mirëpritur djalin, Thaddeus Daniel Pierce, të shtunën. Lindsey i tha “MIT Technology Review” se familja e saj mendon se është “diçka si nga një film sci-fi”.
Besohet se është embrioni më gjatë i ngrirë që ka rezultuar në një lindje të suksesshme. Rekordi i kaluar ishte mbajtur nga binjakët që lindën në vitin 2022 nga embrionet e ngrira në vitin 1992.
Piercët kishin tentuar të bëhen me fëmijë për shtatë vjet, para se të vendosnin ta adoptonin embrionin e Linda Archerd (62), të bërë me bashkëshortin e saj të atëhershëm në vitin 1994 nëpërmjet metodës IVF.
Në atë kohë, Archerd i kishte krijuar katër embrione. Një nga i cili lindi vajza e saj tash 30-vjeçare, ndërsa tre të tjerë i la të ngrirë.
Ndonëse u divorcua me bashkëshortin, ajo vendosi që të mos i shkatërronte embrionet, por t’i dhuronte për hulumtim apo për adoptim te ndonjë familjeje në mënyrë anonime.
Ajo tha se është me rëndësi që të ishte e përfshirë me foshnjën.
Archerd pagoi mijëra dollarë në vit për ruajtjen e embrionëve, derisa e gjeti një agjenci adoptimi me emrin “Nightlight Christian Adoptions”, e cila e drejton një program të njohur si “Snowflakes”.
Shumë prej këtyre agjencive konsiderojnë se duke i adoptuar embrionët po shpëtojnë jetë.
Programi i përdorur nga Archerd u lejon donatorëve ta zgjedhin një çift, që do të thotë se ata mund t’i tregojnë preferencat fetare, racore dhe kombëtare.
Archerd i kishte treguar preferencat e saj, ndërsa tha se çifti duhet të jetë në SHBA.
Ajo u pajtua me çiftin Pierce.
Klinika e IVF-së në Tennessee, në të cilën çifti iu nënshtrua procedurës, Rejoice Fertility, tha se qëllimi ishte ta transferonte çdo embrion që merrte, pavarësisht moshës apo kushteve.
Lindsey Pierce tha se ajo dhe burri i saj nuk e kishin ndërmend ta thyenin ndonjë rekord, thjesht donin të “kishin një fëmijë”.
Archerd tha se nuk e ka takuar ende foshnjën personalisht, por tashmë mund të shihte ngjashmëri me vajzën e saj.