Një burrë ka marrë rekordin botëror Guinness për krijimin e strukturës më të lartë me fije shkrepësesh - qibrit.
Richard Plaud nga Franca ka thënë se kaloi 4,200 orë duke ndërtuar modelin e tij me mbi 706,000 fije dhe 23 kilogramë ngjitës, pasi herën e parë dështoi të kualifikohej.
“Për tetë vjet, gjithmonë kam menduar se po ndërtoja strukturën më të lartë me fije shkrepësesh”, ka thënë ai.
Po, Guinness i pati thënë se struktura 7.2 metrash nuk kualifikohej sepse nuk kishte përdorur materialin e duhur, shkroi Guardian.
Plaud filloi duke përdorur fijet e shkrepëses, duke këputur kokat e secilës fije. I lodhur me gjithë këtë proces, ai i kërkoi prodhuesit nëse mund t’i blinte vetëm shkopinjtë prej druri pa kokë, duke bërë që Guinness t’ia refuzonte aplikimin.
Edhe
8 vjet punë për të krijuar Kullën e Ajfelit me shkrepëse, “Guinnessi” ia mohon rekordin
Mark Mckinley ka thënë se është i lumtur që mundën t’ia pranonin strukturën e tij në fund.
“Jemi të lumtur të pranojmë se kemi qenë pak të ashpër me llojin e qibritit që nevojitej për këtë, dhe puna e Richardit është e mrekullueshme”, ka thënë Mckinley i Guinnessit.