Kuriozitet

Ku i mbeti tatuazhi Paulit që u mposht nga boksieri Fury

Youtuberit Jake Paul, që humbi në boks nga boksieri Tommy Fury, iu “zhduk” tatuazhi që e pati para ndeshjes.

Kështu kanë nxitur dyshime komentuesit në rrjetet sociale që publikuan fotografi të Paulit ku shihej tatuazhi në krahun e djathtë, por që në ndeshje nuk ishte, raportoi DailyMail.

Paraprakisht, Paul kishte publikuar pamje në rrjetet social teksa po i bëhej një tatuazh, por dikur iu “fshih”.

Image
Image

Ai s'ka reaguar ende për rastin, por u tha jozyrtarisht nga ekipi i tij se vizatimi në krah i kishte kushtuar mbi 200 mijë funte dhe mund të ketë qenë i përkohshëm.

Boksieri Tommy Fury e ka mposhtur rivalin e tij Jake Paul, mbrëmjen e së dielës.

Gjyqtarët ia dhanë fitoren vëllait të kampionit në boks në peshën e rëndë, Tyson Furyt. Dy nga gjyqtarët e vlerësuan luftën 76:73 për Furyn, ndërsa njëri 75:74 për Paulin. Dueli u zhvillua në tetë runde në Diriyah të Arabisë saudite.

“Në dy vjetët e fundit kjo është ajo që më ka konsumuar jetën. Të gjithë kanë menduar se isha i frikësuar, por sonte kam shënuar trashëgiminë time. Kjo është mbrëmja ime e parë ku kam meçin kryesor, do të rritem dhe do të përmirësohem. Dhe nëse ai do rimeçin, atëherë le ta bëjmë”, ka thënë Fury.