Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks Tyson Fury ka vënë një bast të madh, prej 100 mijë funte, që vëllai i tij Tommy Fury të triumfojë sonte në Arabi Saudite ndaj YouTuberit, Jake Paul, raporton “Daily Mail”.
Tyson Fury ka thënë se Paul do të befasohet nga fuqia e Tommy Furyt.
“Tommy nokauton 90 për qind të njerëzve me të cilët bën sparing apo së paku i rrëzon. Ai ka goditje shumë të fuqishme dhe Jake Pauli do ta zbulojë këtë”, ka thënë Tyson Fury për “IFL TV”.