Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kryeministrat e rajonit pa kravata në takimin e Durrësit

Derisa të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor janë parë pa kravata në takimin joformal për integrimin rajonal ekonomik, ashtu nuk ndodhi edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton KP.

Haradinaj me të mbërritur në Durrës, ku po mbahet takimi, është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë përcjelljes i tha ta heqë kravatën.

Ashtu edhe ndodhi. Haradinaj u pa në takim pa kravatë, ashtu siç ishin edhe kryeministrat tjerë.

E kryeministri Rama, nuk ndryshojë nga takimi i vitit të kaluar. Ai derisa priste mysafirët sërish është parë me atlete.